main navigation menu
World Bank building

MIGA’s goal is to promote foreign direct investment into developing countries to support economic growth and more.

Young woman bending down to tending to her outside chores

Explore different types of political risk insurance guarantees provided to investors and lenders.

Hyundai building

Explore global projects that support economic growth, reduce poverty and improves people’s lives.

Hands husking peas into a basket full of peas

Learn about the progress MIGA is making in its mission to support economic growth, reduce poverty and improve people’s lives.

Subscribe to Our Monthly Newsletter
x
Press Release

​MIGA mbështet sektorin bankar në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi (Albanian version)

Uashington, D.K., 25 qershor 2015—Agjencia Shumëpalëshe e Garantimit të Investimeve (MIGA), institucioni i Grupit të Bankës Botërore që merret me sigurimin kundër riskut politik dhe me rritjen e kreditimit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëzani në mbështetje të huadhënies së vazhdueshme për ekonominë reale që japin filialet e bankës "Raiffeisen Bank International" (RBI) në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

MIGA do t'i japë dorëzani prej 457 milion euro RBI-së, grupit të dytë më të madh financiar që ushtron aktivitet në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Mbulimi nga MIGA do ta zvogëlojë riskun e operacioneve të RBI-së në këto vende, duke i dhënë mundësi kësaj banke të vazhdojë të japë kredi në to, duke nxitur kështu rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë.

Përmes përfshirjes së MIGA-s, filialeve të kësaj banke do t'u kërkohet të përgatisin dhe zbatojnë sisteme të menaxhimit mjedisor dhe shoqëror në përputhje me risqet e portofolave të tyre. Pritet që ky kapacitet shtesë të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme kohore të klientëve biznes i madh dhe projekteve të investimeve të filialeve të kësaj banke.

"Dorëzanitë e MIGA-s janë një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e profilit të risqeve tona, teksa përpiqemi të përqendrohemi në tregje premtuese ku të mund të luajmë një rol të qëndrueshëm lidhur me ofrimin e mundësisë për të marrë financim. Jemi mjaft krenarë që jemi grupi i parë bankar austriak që vë në zbatim këtë produkt, – thotë Karl Sevelda, Drejtor i Përgjithshëm i "Raiffeisen Bank International AG".

Mbetemi të angazhuar për t'i mbështetur ekonomitë që janë prekur nga kriza financiare ndërkombëtare, – thotë Keiko Honda, Drejtor i Përgjithshëm dhe Nënpresident Ekzekutiv i MIGA-s. – Në veçanti, mbështetja jonë për sektorin financiar në këto vende mund të ndihmojë në thellimin e tregjeve të kredive, nga e cila do të përfitojnë si bizneset, ashtu edhe konsumatorët.

Mbështetja që MIGA i jep RBI-së mbështetet tek roli tejet i rëndësishëm që kjo agjenci ka luajtur për të mbështetur Planin e Përbashkët të Veprimit të IFN-ve, vënë në zbatim nga Grupi i Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, në përgjigje të krizës financiare botërore. MIGA ka livruar 1,9 miliard dollarë dorëzani në kuadër të nismës në mbështetje të ekonomive të Evropës Lindore.

__________________________ 

MIGA është krijuar në vitin 1988 si anëtare e Grupit të Bankës Botërore, për të nxitur investimet e huaja të drejtpërdrejta në ekonomitë e reja, me qëllim mbështetjen e rritjes ekonomike, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës. MIGA e përmbush këtë mandat përmes ofrimit të sigurimit kundër riskut politik dhe rritjes së kreditimit për investitorët dhe huadhënësit.

AGJENCIA SHUMËPALËSHE E GARANTIMIT TË INVESTIMEVE
grupi i BankËs Botërore
1818 H Street, NW, Washington, DC 20433

Kontaktoni në MIGA

Mallory Saleson, msaleson@worldbank.org 1.202.473.0844
Rebecca Post, rpost@worldbank.org 1.202.473.1964
Cara Santos Pianesi, csantospianesi@worldbank.org 1.202.458.2097